Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Luka 12:14-21 Bibla Shqip (ALBB)

14. Por ai u përgjigj: ''O njeri, kush më vuri mua gjykatës ose ndarës përmbi ju?''.

15. Pastaj u tha atyre: ''Kini kujdes dhe ruhuni nga koprracia, sepse jeta e njeriut nuk qëndron në mbushullinë e gjërave që zotëron''.

16. Dhe ai u tha atyre një shëmbëlltyrë: ''Tokat e një pasaniku dhanë të korra të bollshme;

17. dhe ai arsyetonte me vete duke thënë: "Ç'të bëj, sepse nuk kam vend ku t'i shtie të korrat e mia?".

18. Dhe tha: "Këtë do të bëj: do të shemb hambarët e mia dhe do t'i bëj më të mëdhenj, ku do të shtie të gjitha të korrat dhe pasuritë e tjera,

19. dhe pastaj do t'i them shpirtit tim: Shpirt, ti ke pasuri të shumta të shtëna për shumë vjet; pusho, ha, pi dhe gëzo".

20. Por Perëndia i tha: "O i pamend, po atë natë shpirtin tënd do të ta kërkojnë dhe ato që përgatite të kujt do të jenë?".

21. Kështu i ndodh atij që grumbullon thesare për vete dhe nuk është i pasur ndaj Perëndisë''.

Lexoni kapitullin e plotë Luka 12