Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Kolosianëve 4:6-18 Bibla Shqip (ALBB)

6. Të folurit tuaj të jetë gjithnjë me hir, i ndrequr me kripë, që të dini si duhet t'i përgjigjeni gjithsecilit.

7. Tikiku, vëllai i dashur, dhe shërbenjës besnik, dhe shoku im i shërbimit në Zotin, do t'jua tregojë gjithçka lidhur me mua;

8. unë e dërgova te ju pikërisht për këtë arsye, që të njoh situatën tuaj dhe të ngushëllojë zemrat tuaja,

9. bashkë me Onesimin, vëlla besnik dhe i dashur, që është nga tuajt; ata do t'ju tregojnë juve të gjitha gjërat e këtushme.

10. Aristarku, i burgosur me mua, ju përshëndet bashkë me Markun, kushëririn e Barnabas (për të cilin keni marrë mësimin, po të vijë te ju, ta mirëprisni),

11. dhe Jezusi, i quajtur Just, të cilët vijnë nga rrethprerja; këta janë të vetmit bashkëpunëtorë në veprën e mbretërisë së Perëndisë, të cilët qenë për mua ngushëllim.

12. Epafrai, që është nga tuajt dhe shërbëtor i Krishtit, ju përshëndet; ai lufton gjithnjë për ju në lutje, që ju të qëndroni të përsosur dhe të përkryer në gjithë vullnetin e Perëndisë.

13. Në fakt unë dëshmoj për të se ai ka zell të madh për ju, për ata që janë në Laodice dhe për ata që janë në Hierapolis.

14. Luka, mjeku i dashur, dhe Dema ju përshëndesin.

15. U bëni të fala vëllezërve që janë në Laodice, Ninfait dhe kishës që është në shtëpinë e tij.

16. Dhe, mbasi të jetë lexuar kjo letër ndër ju, bëni që të lexohet edhe në kishën e Laodices; dhe ju gjithashtu lexoni atë të Laodices.

17. Dhe i thoni Arkipit: ''Ki kujdes shërbesën që more në Zotin, që ta plotësosh''.

18. Përshëndetja është shkruar me dorën time, nga unë, Pali. Kujtoni prangat e mia. Hiri qoftë me ju. Amen.

Lexoni kapitullin e plotë Kolosianëve 4