Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Kolosianëve 4:1-7 Bibla Shqip (ALBB)

1. Zotërinj, bëni ç'është e drejtë dhe arsyeshme ndaj shërbëtorëve, duke ditur se edhe ju keni një Zotëri në qiejt.

2. Ngulmoni në të lutur, duke ndenjur zgjuar në të me falënderim.

3. Dhe duke u lutur në të njëjtën kohë edhe për ne, që Perëndia të hapë edhe për ne derën e fjalës, për të shpallur misterin e Krishtit, për shkakun e të cili jam edhe i burgosur,

4. në mënyrë që ta bëj të njohur, duke e folur siç duhet.

5. Ecni me urti ndaj të jashtmëve duke shfrytëzuar kohën.

6. Të folurit tuaj të jetë gjithnjë me hir, i ndrequr me kripë, që të dini si duhet t'i përgjigjeni gjithsecilit.

7. Tikiku, vëllai i dashur, dhe shërbenjës besnik, dhe shoku im i shërbimit në Zotin, do t'jua tregojë gjithçka lidhur me mua;

Lexoni kapitullin e plotë Kolosianëve 4