Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Kolosianëve 2:1-6 Bibla Shqip (ALBB)

1. Sepse dua që të dini ç'luftë të ashpër më duhet të bëj për ju, për ata që janë në Laodice dhe për të gjithë ata të cilët nuk e kanë parë fytyrën time personalisht,

2. që zemrat e tyre të ngushëllohen, duke u bashkuar në dashuri, dhe të kenë të gjitha pasuritë e sigurisë së plotë të zgjuarsisë për të njohur misterin e Perëndisë, e Atit dhe të Krishtit,

3. ku janë fshehur të gjitha thesaret e diturisë dhe të njohjes.

4. Dhe po ju them këtë, që askush të mos ju gënjejë me fjalë joshëse,

5. sepse, edhe pse me trup jam larg jush, me frymën jam bashkë me ju dhe gëzohem duke parë rregullin dhe qëndrueshmërinë e besimit tuaj në Krishtin.

6. Ashtu si e keni marrë Krishtin Jezus, Zotin, ashtu, pra, ecni në të,

Lexoni kapitullin e plotë Kolosianëve 2