Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Kolosianëve 1:9-19 Bibla Shqip (ALBB)

9. Prandaj edhe ne, nga dita që e dëgjuam këtë, nuk pushojmë të lutemi për ju dhe të kërkojmë që të mbusheni me njohjen e vullnetit të tij me çdo urtësi dhe mençuri frymërore,

10. që të ecni në mënyrë të denjë për Zotin, që t'i pëlqeni atij në çdo gjë, duke sjellë fryt në çdo vepër të mirë dhe duke u rritur në njohjen e Perëndisë,

11. duke u forcuar me çdo fuqi, pas pushtetit të lavdisë së tij, për çdo ngulm e durim, me gëzim,

12. duke e falënderuar Perëndinë At, që na bëri të denjë të kemi pjesë trashëgimin e shenjtorëve në dritë.

13. Ai na nxori nga pushteti i errësirës dhe na çoi në mbretërinë e Birit të tij të dashur,

14. në të cilën ne kemi shpengimin me anë të gjakut të tij dhe faljen e mëkateve.

15. Ai është shëmbëllesa e Perëndisë së padukshëm, i parëlinduri i çdo krijese,

16. sepse në të u krijuan të gjitha gjërat, ato që janë në qiejt dhe ato mbi dhe, gjërat që duken dhe ato që nuk duken: frone, zotërime, principata dhe pushtete; të gjitha gjërat janë krijuar me anë të tij dhe në lidhje me të.

17. Ai është përpara çdo gjëje dhe të gjitha gjërat qëndrojnë në të.

18. Ai vetë është kreu i trupit, pra i kishës; ai është fillimi, i parëlinduri nga të vdekurit, përderisa të ketë parësinë në çdo gjë,

19. sepse Atit i pëlqeu që në të të banojë e gjithë plotësia,

Lexoni kapitullin e plotë Kolosianëve 1