Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Jakobit 4:10-17 Bibla Shqip (ALBB)

10. Përuluni përpara Zotit, dhe ai do t'ju lartësojë!

11. Mos flisni keq për njëri-tjetrin, vëllezër; ai që flet kundër vëllait dhe e gjykon vëllanë e vet, flet kundër ligjit dhe gjykon ligjin; dhe, po të gjykosh ligjin, ti nuk je zbatues i ligjit, por gjykatës.

12. Ka vetëm një Ligjdhënës, që mund të të shpëtojë ose të të çojë në humbje; por ti kush je që gjykon një tjetër?

13. Dhe tani, ju që thoni: ''Sot ose nesër do të shkojmë në atë qytet, dhe do të rrimë atje një vit, do të tregtojmë dhe do të fitojmë'',

14. ndërsa nuk dini për të nesërmen. Sepse ç'është jeta? Është avull që duket për pak, dhe pastaj humbet.

15. Në vend që të thoni: ''Në dashtë Zoti dhe në paçim jetë, ne do të bëjmë këtë ose atë gjë''.

16. Ju, përkundrazi, mburreni në arrogancën tuaj; çdo mburrje e tillë është e keqe.

17. Ai, pra, që di të bëjë të mirën edhe nuk e bën, bën mëkat.

Lexoni kapitullin e plotë Jakobit 4