Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Jakobit 3:7-18 Bibla Shqip (ALBB)

7. Sepse çdo lloj bishash, shpendësh, zvarranikësh e kafshësh të detit mund të zbuten dhe janë zbutur nga natyra njerëzore,

8. kurse gjuhën asnjë nga njerëzit s'mund ta zbusë; është një e keqe e papërmbajtshme, plot me helm vdekjeprurës.

9. Me atë ne bekojmë Perëndinë dhe Atin, dhe me të ne mallkojmë njerëzit që janë bërë sipas shëmbëllimit të Perëndisë.

10. Nga e njëjta gojë del bekimi dhe mallkimi. Vëllezër të mi, nuk duhet të ishte kështu.

11. Mos vallë burimi nxjerr nga e njëjta vrimë ujë të ëmbël e të hidhur?

12. A mundet të prodhojë fiku ullinj, ose hardhia fiq? Kështu asnjë burim nuk mund të japë ujë të kripur dhe të ëmbël.

13. Kush është ndër ju i urtë dhe i ditur? Le të tregojë me sjellje të bukur veprat e tij me zemërbutësi të urtësisë.

14. Por në qoftë se ne zemrën tuaj keni smirë të hidhur dhe grindje, mos u mbani me të madh dhe mos gënjeni kundër së vërtetës.

15. Kjo nuk është dituri që zbret nga lart, por është tokësore, shtazore, djallëzore.

16. Sepse atje ku ka smirë dhe grindje, atje ka trazirë dhe gjithfarë veprash të këqija.

17. Kurse dituria që vjen nga lart, më së pari është e pastër, pastaj pajtuese, e butë, e bindur, plot mëshirë dhe fryte të mira, e paanshme dhe jo hipokrite.

18. Dhe fryti i drejtësisë mbillet në paqe për ata që bëjnë paqen.

Lexoni kapitullin e plotë Jakobit 3