Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Jakobit 1:5-17 Bibla Shqip (ALBB)

5. Por në qoftë se ndonjërit nga ju i mungon urtia, le të kërkojë nga Perëndia, që u jep të gjithëve pa kursim, pa qortuar, dhe atij do t'i jepet.

6. Por le ta kërkojë me besim, pa dyshuar, sepse ai që dyshon i ngjan valës së detit, të cilën e ngre dhe e përplas era.

7. Dhe ky njeri të mos pandehë se do të marrë diçka nga Zoti,

8. sepse është një njeri me dy mendje, i paqëndrueshëm në gjithë rrugët e veta.

9. Dhe vëllai më i poshtmë le të madhështohet në lartësimin e tij,

10. dhe i pasuri në uljen e tij, sepse do të shkojë si lule bari.

11. Në fakt si lindi dielli me të nxehtit e tij dhe e thau barin, dhe lulja e tij ra dhe bukuria e pamjes së vet humbi: kështu do të fishket edhe i pasuri në udhët e tij.

12. Lum njeriu që ngulmon në provë, sepse kur del i aprovuar, do të marrë kurorën e jetës, të cilën Zoti ua premtoi atyre që e duan.

13. Askush kur tundohet të mos thotë: ''Jam tunduar nga Perëndinë'', sepse Perëndia nuk mund të tundohet nga e keqja, dhe ai vet nuk tundon asnjeri.

14. Por secili tundohet i udhëhequr dhe i mashtruar nga lakminë e vet.

15. Pastaj lakmia, pasi mbarset, pjell mëkatin dhe mëkati, si të kryhet, ngjiz vdekjen.

16. Mos u mashtroni, vëllezërit e mi shumë të dashur;

17. çdo gjë e mirë që na jepet dhe çdo dhuratë e përsosur vjen prej së larti dhe zbret nga Ati i dritave, pranë së cilit nuk ka ndërrim dhe as hije ndryshimi.

Lexoni kapitullin e plotë Jakobit 1