Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Hebrenjve 9:24-28 Bibla Shqip (ALBB)

24. Sepse Krishti nuk hyri në një shenjtërore të bërë me dorë, që është vetëm shëmbëllesë e asaj të vërtetë, por në vetë qiellin për të dalë tani përpara Perëndisë për ne,

25. dhe jo për ta kushtuar si fli veten e vet shumë herë, sikurse kryeprifti që hyn vit për vit në shenjtërore me gjak që s'është i veti,

26. sepse përndryshe ai duhet të pësonte shumë herë që kur se u krijua bota; por tani, vetëm një herë, në fund të shekujve Krishti u shfaq për të prishur mëkatin me anë të flijimit të vetvetes.

27. Dhe, duke qenë se është caktuar që njerëzit të vdesin vetëm një herë, dhe më pas vjen gjyqi,

28. kështu edhe Krishti, pasi u dha vetëm njëherë për të marrë mbi vete mëkatet e shumëve, do të duket për së dyti pa mëkat për ata që e presin për shpëtim.

Lexoni kapitullin e plotë Hebrenjve 9