Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Hebrenjve 7:5-9 Bibla Shqip (ALBB)

5. Edhe ata nga bijtë e Levit që marrin priftërinë kanë porosi sipas ligjit të marrin të dhjetën nga populli, pra, nga vëllezërit e tyre, megjithëse edhe ata kanë dalë nga mesi i Abrahamit;

6. ndërsa ky, Melkisedeku, ndonëse nuk e kishte gjenealogjinë prej atyre, mori të dhjetën nga Abrahami dhe bekoi atë që kishte premtimet.

7. Dhe s'ka kundërshtim se më i vogli bekohet nga më i madhi.

8. Veç kësaj ata që i marrin të dhjetat janë njerëzit që vdesin, kurse atje i merr ai për të cilin dëshmohet se rron.

9. Dhe, që të them kështu, vetë Levi, që merr të dhjetat, dha të dhjeta te Abrahami,

Lexoni kapitullin e plotë Hebrenjve 7