Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Hebrenjve 6:13-17 Bibla Shqip (ALBB)

13. Sepse kur Perëndia i dha premtimin Abrahamit, duke qenë se s'kishte ndonjë më të madh që të përbetohej, bëri be me veten e tij

14. duke thënë: ''Sigurisht do të të bekoj dhe do të të shumoj fort''.

15. Dhe kështu Abrahami, duke pritur me durim, fitoi premtimin.

16. Sepse njerëzit bëjnë be për dikë që është më i madh, dhe në këtë mënyrë betimi për ta është garancia që i jep fund çdo mosmarrëveshjeje.

17. Kështu Perëndia, duke dashur t'u tregojë trashëgimtarëve të premtimit në mënyrë më të qartë palëkundshmërinë e vendimit të tij vuri ndërmjetës betimin,

Lexoni kapitullin e plotë Hebrenjve 6