Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Hebrenjve 5:1-10 Bibla Shqip (ALBB)

1. Sepse çdo kryeprift, që merret prej njerëzve, vihet kryeprift mbi njerëzit për gjërat që kanë të bëjnë me Perëndinë, për të ofruar dhurata dhe flijime për mëkatet;

2. kështu ai mund të ketë dhembshuri për ata që janë të paditur dhe të gënjyer, sepse edhe ai është i veshur me dobësi,

3. dhe për këtë arsye është i detyruar të ofrojë flijime për fajet, si për popullin ashtu edhe për veten e tij.

4. Dhe askush nuk e merr këtë nder prej vetes së tij, po ai që thirret nga Perëndia, sikurse Aaroni.

5. Kështu edhe Krishti nuk e përvetësoi ai vetë lavdinë që të bëhet kryeprift, por ia dha Ai që i tha: ''Ti je im Bir, sot ti më linde'',

6. dhe ashtu si thuhet diku gjetiu: ''Ti je prift përjetë, sipas rendit të Melkisedekut''.

7. I cili, në ditët e mishit të tij, me klithma të larta dhe me lot, i ofroi lutje dhe urata atij që mund ta shpëtonte nga vdekja, dhe u dëgjua për shkak të frikës së tij nga Perëndia.

8. Edhe pse ishte Bir, mësoi të jetë i bindur nga ato që pësoi,

9. dhe, si u bë i përkryer, u bë shkaktari i shpëtimit të amshuar për të gjithë ata që që i binden,

10. duke qenë i shpallur kryeprift nga Perëndia sipas rendit të Melkisedekut,

Lexoni kapitullin e plotë Hebrenjve 5