Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Hebrenjve 3:16-19 Bibla Shqip (ALBB)

16. Kush janë ata që, mbasi e dëgjuan, e provokuan? A thua jo të gjithë ata që dolën nga Egjipti me anë të Moisiut?

17. Dhe kush qenë ata me të cilët u zemërua për dyzet vjet? A s'qenë vallë ata që mëkatuan, kufomat e të cilëve ranë nëpër shkretëtirë?

18. Dhe për cilët bëri be se nuk do të hynin në prehjen e tij, veç se për ata që qenë të pabindur?

19. Ne shohim se ata nuk mundën të hyjnë për shkak të mosbesimit.

Lexoni kapitullin e plotë Hebrenjve 3