Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Hebrenjve 13:1-5 Bibla Shqip (ALBB)

1. Dashuria vëllazërore le të mbetet.

2. Mos harroni mikpritjen, sepse disa duke e praktikuar e priten pa ditur engjëj!

3. Kujtoni të burgosurit si të ishit të lidhur bashkë me ta, dhe ata që keqtrajtohen, sepse edhe ju vetë jeni në trup.

4. Martesa të nderohet nga të gjithë dhe shtrati martesor i papërlyer, sepse Perëndia do të gjykojë kurvarët dhe kurorëshkelësit.

5. Sjellja juaj të jetë pa lakmi paraje dhe kënaquni me atë që keni, sepse vetë Perëndia ka thënë: ''Nuk do të të lë, nuk do të të braktis''.

Lexoni kapitullin e plotë Hebrenjve 13