Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Hebrenjve 10:13-26 Bibla Shqip (ALBB)

13. duke pritur paskëtaj vetëm që armiqtë e tij t'i vihen si ndenjëse për këmbët e tij.

14. Sepse, me një ofertë të vetme, ai i bëri të përsosur përgjithnjë ata që shenjtërohen.

15. Por edhe Fryma e Shenjtë na e dëshmon; sepse, mbasi pat thënë më parë:

16. ''Kjo është Besëlidhja që unë do të bëj me ata pas atyre ditëve, thotë Perëndia, unë do t'i shtie ligjet e mia në zemrat e tyre dhe do t'i shkruaj në mendjet e tyre'',

17. shton: ''Dhe nuk do t'i kujtoj më mëkatet e tyre dhe paudhësitë e tyre''.

18. Edhe atje ku ka ndjesë të këtyre gjërave, nuk ka më ofertë për mëkatin.

19. Duke pasur, pra, o vëllezër, liri të plotë për të hyrë në shenjtërore me anë të gjakut të Jezusit,

20. me anë të një udhe të re dhe të gjallë që ai përuroi për ne me anë të velit, domethënë të mishit të tij,

21. edhe duke pasur një kryeprift mbi shtëpinë e Perëndisë,

22. le t'i afrohemi me zemër të vërtetë, me siguri të plotë besimi, duke i pasur zemrat tona të lara prej ndërgjegjes së ligë dhe trupin të larë me ujë të kulluar.

23. Le të mbajmë të patundur rrëfimin e shpresës sonë, sepse besnik është ai që premtoi.

24. Dhe le të kujdesemi për njëri-tjetrin, për t'u nxitur për dashuri dhe vepra të mira,

25. pa hequr dorë nga të mbledhurit bashkë tonin, sikurse kanë zakon disa, por të nxisim njëri-tjetrin, aq më tepër se e shihni ditën që po afrohet.

26. Sepse, në qoftë se ne mëkatojmë me dashje mbasi kemi marrë dijeni të së vërtetës, nuk mbetet më asnjë flijim për mëkatet,

Lexoni kapitullin e plotë Hebrenjve 10