Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Hebrenjve 10:1-11 Bibla Shqip (ALBB)

1. Sepse ligji, duke pasur hijen e të mirave që kishin për të ardhur dhe jo figurën vetë të gjërave, nuk mundet kurrë që t'i bëjë të përkryer ata që i afrohen Perëndisë me anë të të njëjtave flijime që ofrohen vazhdimisht vit për vit.

2. Sepse përndryshe do të kishin pushuar t'i ofronin, sepse ata që e ushtrojnë kultin, si të pastroheshin një herë, a nuk do të kishin më asnjë vetëdije për mëkatet?

3. Por në këto flijime përtërihet çdo vit kujtimi i mëkateve,

4. sepse është e pamundur që gjaku i demave dhe i cjepve të heqë mëkatet.

5. Prandaj, duke hyrë në botë, ai thotë: ''Ti nuk deshe as flijim as mblatë, po bëre gati për mua një trup;

6. ti nuk pëlqeve as holokauste as flijimet për mëkatin.

7. Atëherë unë thashë: "Ja, unë po vij; në rrotullin e librit është shkruar për mua; për të bërë, o Perëndi, vullnetin tënd"''.

8. Mbasi tha: ''Ti nuk deshe as flijim as mblatë, as holokauste as flijime për mëkatin, që të blatohen sipas ligjit'',

9. ai shtoi: ''Ja, unë vij për të bërë, o Perëndi, vullnetin tënd''. Ai heq të parën, që të vërë të dytën.

10. Prej këtij vullneti, ne jemi shenjtëruar me anë të kushtimit të trupit të Jezu Krishtit, që u bë një herë për të gjithë.

11. Dhe ndërsa çdo prift rri përditë në këmbë duke shërbyer dhe duke blatuar shpesh herë të njëjtat flijime, që nuk mund të heqin kurrë mëkatet,

Lexoni kapitullin e plotë Hebrenjve 10