Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Gjoni 9:34-41 Bibla Shqip (ALBB)

34. Ata u përgjigjën dhe i thanë: ''Ti ke lindur i tëri në mëkate e do të na mësosh?''. Dhe e nxorën jashtë.

35. Jezusi e mori vesh se e nxorën jashtë dhe, kur e gjeti, i tha: ''A beson ti në Birin e Perëndisë?''.

36. Ai u përgjigj dhe tha: ''Kush është, Zot, që unë të besoj në të?''.

37. Dhe Jezusi i tha: ''Ti e ke parë; është pikërisht ai që po të flet''.

38. Atëherë ai tha: ''Unë besoj, o Zot''; dhe e adhuroi.

39. Pastaj Jezusi tha: ''Unë kam ardhur në këtë botë për të bërë një gjyq, që ata që nuk shohin të shohin dhe ata që shohin të verbohen''.

40. Disa nga farisenjtë që ishin me të i dëgjuan këto gjëra dhe i thanë: ''Jemi të verbër edhe ne?''.

41. Jezusi u përgjigj atyre: ''Po të ishit të verbër, nuk do të kishit asnjë mëkat; por tani thoni: "Ne shohim", prandaj mëkati juaj mbetet''.

Lexoni kapitullin e plotë Gjoni 9