Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Gjoni 8:50-55 Bibla Shqip (ALBB)

50. Tani unë nuk kërkoj lavdinë time, ka kush e kërkon dhe gjykon.

51. Në të vërtetë, në të vërtetë po ju them se ai që zbaton fjalën time, nuk do ta shohë kurrë vdekjen, përjetë''.

52. Pra judenjtë i thanë: ''Tani njohim se ti ke një demon. Abrahami dhe profetët kanë vdekur, kurse ti thua: "Kur njëri zbaton fjalën time, nuk do ta shijojë kurrë vdekjen, përjetë".

53. Ti qenke më i madh se ati ynë Abraham, i cili ka vdekur? Edhe profetët kanë vdekur; kush pretendon se je?''.

54. Jezusi u përgjigj: ''Në qoftë se unë e përlëvdoj veten, lavdia ime s'është asgjë. Është Ati im ai që më përlëvdon, për të cilin ju thoni se është Perëndia juaj.

55. Por ju ende s'e keni njohur, kurse unë e njoh dhe, po të thosha se nuk e njoh, do të isha një gënjeshtar si ju; por unë e njoh dhe e zbatoj fjalën e tij.

Lexoni kapitullin e plotë Gjoni 8