Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Gjoni 8:29-39 Bibla Shqip (ALBB)

29. Dhe ai që më ka dërguar është me mua; Ati s'më ka lënë vetëm, sepse bëj vazhdimisht gjërat që i pëlqejnë''.

30. Ndërsa ai thoshte këto gjëra, shumë veta besuan në të.

31. Atëherë Jezusi u tha judenjve që besuan në të: ''Nëse do të qëndroni në fjalën time, jeni me të vërtetë dishepujt e mi;

32. do ta njihni të vërtetën dhe e vërteta do t'ju bëjë të lirë''.

33. Ata iu përgjigjën: ''Ne jemi pasardhës të Abrahamit dhe s'kemi qenë kurrë skllevër të askujt; si mund të thuash ti: "Do të bëheni të lirë"?''.

34. Jezusi u përgjigj atyre: Në të vërtetë, në të vërtetë po ju them: Kush bën mëkatin është skllav i mëkatit.

35. Por skllavi nuk rri përgjithmonë në shtëpi; ndërsa biri rri përgjithmonë.

36. Pra, nëse Biri do t'ju bëjë të lirë, do të jeni me të vërtetë të lirë''.

37. ''Unë e di se jeni pasardhësit e Abrahamit, por ju kërkoni të më vrisni, sepse fjala ime nuk gjen vend në ju.

38. Unë flas për ç'kam parë tek Ati im, dhe ju bëni gjërat që keni parë tek ati juaj''.

39. Ata, duke u përgjigjur, i thanë: ''Ati ynë është Abrahami''. Jezusi u tha atyre: ''Po të ishit bij të Abrahamit, do të bënit veprat e Abrahamit;

Lexoni kapitullin e plotë Gjoni 8