Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Gjoni 8:17-31 Bibla Shqip (ALBB)

17. Edhe në ligjin tuaj është shkruar se dëshmimi i dy njerëzve është i vërtetë.

18. Unë jam ai që dëshmoj për vetvete dhe Ati që më ka dërguar dëshmon për mua''.

19. Atëherë i thanë: ''Ku është Ati yt?''. Jezusi u përgjigj: ''Ju nuk më njihni as mua, as Atin tim; po të më njihnit mua, do të njihnit edhe Atin tim''.

20. Jezusi i shprehu këto fjalë në vendin e thesarit, duke mësuar në tempull dhe askush nuk e kapi, sepse nuk i kishte ardhur akoma ora.

21. Jezusi, pra, u tha atyre përsëri: ''Unë po shkoj dhe ju do të më kërkoni, dhe do të vdisni në mëkatin tuaj. Atje ku shkoj unë, ju nuk mund të vini''.

22. Prandaj judenjtë thoshin: ''Mos do të vrasë veten, sepse thotë: "Ku shkoj unë, ju nuk mund të vini"?''.

23. Dhe ai u tha atyre: ''Ju jeni nga këtu poshtë, kurse unë jam nga atje lart; ju jeni prej kësaj bote, unë nuk jam prej kësaj bote.

24. Prandaj ju thashë se ju do të vdisni në mëkatet tuaja, sepse po të mos besoni se unë jam, ju do të vdisni në mëkatet tuaja''.

25. Atëherë ata i thanë: ''Kush je ti?''. Dhe Jezusi u tha atyre: ''Pikërisht atë që ju thashë.

26. Shumë gjëra kam për të thënë e për të gjykuar lidhur me ju; por ai që më ka dërguar është i vërtetë dhe gjërat që kam dëgjuar nga ai, ia them botës''.

27. Ata nuk e kuptuan se ai po u fliste atyre për Atin.

28. Atëherë Jezusi u tha atyre: ''Kur ta keni lartuar Birin e njeriut, atëherë do të njihni se unë jam, dhe se nuk bëj asgjë prej vetvetes, por i them këto gjëra ashtu si Ati më ka mësuar.

29. Dhe ai që më ka dërguar është me mua; Ati s'më ka lënë vetëm, sepse bëj vazhdimisht gjërat që i pëlqejnë''.

30. Ndërsa ai thoshte këto gjëra, shumë veta besuan në të.

31. Atëherë Jezusi u tha judenjve që besuan në të: ''Nëse do të qëndroni në fjalën time, jeni me të vërtetë dishepujt e mi;

Lexoni kapitullin e plotë Gjoni 8