Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Gjoni 7:42-53 Bibla Shqip (ALBB)

42. A nuk thotë Shkrimi se Krishti vjen nga fara e Davidit dhe nga Bethlehemi, fshati ku jetonte Davidi?''.

43. Kështu pati përçarje në turmë për shkak të tij.

44. Dhe disa prej tyre donin ta kapnin, por askush nuk vuri dorë mbi të.

45. Atëherë rojet u kthyen te krerët e priftërinjve dhe te farisenjtë, dhe këta u thanë atyre: ''Pse nuk e sollët?''.

46. Rojet u përgjigjen: ''Asnjeri nuk ka folur kurrë si ai njeri''.

47. Prandaj farisenjtë iu përgjigjën atyre: ''Mos u gënjyet edhe ju?

48. Mos vallë ndonjë nga krerët ose nga farisenjtë besoi në të?

49. Por kjo turmë, që nuk e njeh ligjin, është e mallkuar''.

50. Nikodemi, një prej tyre, i cili natën kishte shkuar te Jezusi, u tha atyre:

51. ''Ligji ynë dënon vallë një njeri para se ta ketë dëgjuar dhe ta dijë ç'ka bërë ai?''.

52. Ata u përgjigjën dhe i thanë: ''Mos je edhe ti nga Galileja? Hulumto Shkrimet dhe do të shohësh se nga Galileja s'ka dalë kurrë profet''.

53. Dhe secili u kthye në shtëpinë e vet.

Lexoni kapitullin e plotë Gjoni 7