Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Gjoni 7:2-13 Bibla Shqip (ALBB)

2. Por festa e judenjve, ajo e Tabernakujve ishte afër.

3. Prandaj vëllezërit e tij i thanë: ''Nisu prej këndej dhe shko në Jude, që edhe dishepujt e tu t'i shohin veprat që ti bën.

4. Askush në fakt nuk bën asgjë në fshehtësi kur kërkon të njihet botërisht; kur ti do të bësh gjëra të tilla, tregohu botës!''.

5. Në fakt as vëllezërit e tij nuk besonin në të.

6. Atëherë Jezusi u tha atyre: ''Koha ime nuk ka ardhur ende; por koha juaj është gjithmonë gati.

7. Bota nuk mund t'ju urrejë juve, por më urren mua sepse unë dëshmoj për të se veprat e saj janë të mbrapshta.

8. Ngjituni ju në këtë festë; unë nuk po ngjitem ende në këtë festë, sepse koha ime ende nuk është plotësuar''.

9. Dhe si u tha atyre këto gjëra, mbeti në Galile.

10. Mbasi vëllezërit e tij u ngjitën në festë, atëherë edhe ai u ngjit atje, jo haptas, por si fshehurazi.

11. Judenjtë, pra, e kërkonin gjatë festës dhe thoshin: ''Ku është ai?''.

12. Në turmë pëshpëritej shumë për të; disa thoshin: ''Ai është i mirë!''. Të tjerë thoshin: ''Jo, madje ai e mashtron popullin''.

13. Por askush nuk fliste haptas për të, nga druajtja e judenjve.

Lexoni kapitullin e plotë Gjoni 7