Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Gjoni 7:1-6 Bibla Shqip (ALBB)

1. Pas këtyre gjërave, Jezusi përshkoi Galilenë, sepse nuk donte të endej nëpër Jude, nga që judenjtë kërkonin ta vrisnin.

2. Por festa e judenjve, ajo e Tabernakujve ishte afër.

3. Prandaj vëllezërit e tij i thanë: ''Nisu prej këndej dhe shko në Jude, që edhe dishepujt e tu t'i shohin veprat që ti bën.

4. Askush në fakt nuk bën asgjë në fshehtësi kur kërkon të njihet botërisht; kur ti do të bësh gjëra të tilla, tregohu botës!''.

5. Në fakt as vëllezërit e tij nuk besonin në të.

6. Atëherë Jezusi u tha atyre: ''Koha ime nuk ka ardhur ende; por koha juaj është gjithmonë gati.

Lexoni kapitullin e plotë Gjoni 7