Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Gjoni 5:35-47 Bibla Shqip (ALBB)

35. Ai ishte një kandil që digjet e ndriçon; dhe ju deshët të gëzoheni për pak kohë në dritën e tij.

36. Por dëshmia që kam unë është më e madhe nga ajo e Gjonit; sepse veprat që Ati më ka dhënë të kryej, ato vepra që bëj unë, dëshmojnë për mua, se Ati më ka dërguar.

37. Dhe Ati, që më dërgoi, ai vetë ka dëshmuar për mua; ju nuk e keni dëgjuar kurrë zërin e tij dhe as nuk e keni parë fytyrën e tij,

38. dhe nuk e keni fjalën e tij që të banojë në ju, sepse nuk besoni në atë që ai ka dërguar.

39. Ju hetoni Shkrimet sepse mendoni të keni nëpërmjet tyre jetë të përjetshme; dhe ato janë këto që dëshmojnë për mua.

40. Por ju nuk doni të vini tek unë që të keni jetën.

41. Unë nuk marr lavdi nga njerëzit.

42. Por unë ju njoh, që nuk keni dashurinë e Perëndisë në ju.

43. Unë kam ardhur në emër të Atit tim dhe ju nuk më pranoni; po të vinte ndonjë tjetër në emër të vet, ju do ta pranonit.

44. Si mund të besoni ju, ju që ia merrni lavdinë njëri-tjetrit dhe nuk kërkoni lavdinë që vjen vetëm nga Perëndia?

45. Mos mendoni se unë ju padis tek Ati; ka kush t'ju padisë: Moisiu, në të cilin ju kishit varur shpresën tuaj;

46. sepse në qoftë se ju do t'i kishit besuar Moisiut, do të më besonit edhe mua, sepse ai ka shkruar për mua.

47. Por në qoftë se ju nuk u besoni shkrimeve të tij, si do t'u besoni fjalëve të mia?''.

Lexoni kapitullin e plotë Gjoni 5