Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Gjoni 4:39-48 Bibla Shqip (ALBB)

39. Dhe shumë samaritanë nga ai qytet besuan në të, për shkak të fjalës së gruas që dëshmoi: ''Ai më tregoi gjithçka kam bërë''.

40. Por kur samaritanët erdhën tek ai, e lutën të qëndrojë me ta; dhe ai ndenji aty dy ditë.

41. Dhe shumë më tepër njerëz besuan për shkak të fjalës së tij.

42. Dhe ata i thoshin gruas: ''S'është më vetëm për shkak të fjalëve të tua që besojmë, por sepse ne vetë e kemi dëgjuar dhe dimë se ai është me të vërtetë Krishti, Shpëtimtari i botës''.

43. Pra, si kaluan ato dy ditë, ai u nis prej andej dhe shkoi në Galile,

44. sepse vetë Jezusi dëshmoi se një profet nuk nderohet në vendlindjen e vet.

45. Pra, kur arriti në Galile, galileasit e pritën, sepse kishin parë të gjitha ato që kishte bërë në Jeruzalem gjatë festës, sepse edhe ata kishin shkuar për festë.

46. Jezusi erdhi, pra, përsëri në Kanë të Galilesë, ku e kishte bërë ujin verë. Dhe aty ishte një nëpunës i mbretit, djali i të cilit ishte i sëmurë në Kapernaum.

47. Ky, kur dëgjoi se Jezusi kishte ardhur nga Judeja në Galile, shkoi tek ai dhe iu lut që të zbriste e ta shëronte birin e tij, që ishte gati për vdekje.

48. Atëherë Jezusi i tha: ''Po të mos shikoni shenja dhe mrekulli, ju nuk besoni''.

Lexoni kapitullin e plotë Gjoni 4