Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Gjoni 15:1-6 Bibla Shqip (ALBB)

1. ''Unë jam hardhia e vërtetë dhe Ati im është vreshtari.

2. Çdo shermend që nuk jep fryt në mua, ai e heq; kurse çdo shermend që jep fryt, ai e krasit që të japë edhe më shumë fryt.

3. Ju tashmë jeni të pastër, për shkak të fjalës që ju kumtova.

4. Qëndroni në mua dhe unë do të qëndroj në ju; sikurse shermendi nuk mund të japë fryt nga vetja, po qe se nuk qëndron në hardhi, ashtu as ju, nëse nuk qëndroni në mua.

5. Unë jam hardhia, ju jeni shermendet; kush qëndron në mua dhe unë në të, jep shumë fryt, sepse pa mua nuk mund të bëni asgjë.

6. Në qoftë se ndokush nuk qëndron në mua, hidhet jashtë si shermendi dhe thahet; pastaj i mbledhin, i hedhin në zjarr dhe digjen.

Lexoni kapitullin e plotë Gjoni 15