Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Gjoni 13:26-32 Bibla Shqip (ALBB)

26. Jezusi u përgjigj: ''Është ai të cilit do t'i jap kafshatën, pasi ta kem ngjyer''. Dhe e ngjeu kafshatën e ia dha Judë Iskariotit, birit të Simonit.

27. Dhe pas kafshatës, Satani hyri në të. Atëherë Jezusi i tha: ''Ç'ke për të bërë, bëje shpejt!''.

28. Por asnjë nga ata që ishin në tryezë nuk e mori vesh pse ai e tha këtë.

29. Disa në fakt mendonin se, duke qenë se Juda e mbante qesen, Jezusi i kishte thënë: ''Bli gjërat që na duhen për festën''; ose që t'u jepte diçka të varfërve.

30. Ai, pra, mori kafshatën dhe doli menjëherë. Ishte natë.

31. Kur doli ai, Jezusi tha: ''Tani Biri i njeriut është përlëvduar dhe Perëndia është përlëvduar në të.

32. Në qoftë se Perëndia është përlëvduar në të, Perëndia do ta përlëvdojë edhe në vetvete dhe do ta përlëvdojë menjëherë.

Lexoni kapitullin e plotë Gjoni 13