Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Gjoni 11:49-57 Bibla Shqip (ALBB)

49. Por një nga ata, Kaiafa, që ishte kryeprifti i atij viti, u tha atyre: ''Ju nuk kuptoni asgjë;

50. dhe as nuk e konceptoni se është e leverdishme për ne që të vdesë vetëm një njeri për popullin, dhe të mos humbasë gjithë kombi''.

51. Por këtë ai nuk e tha nga vetja; por, duke qenë kryeprift i atij viti, profetizoi se Jezusi duhej të vdiste për kombin,

52. dhe jo vetëm për kombin, por edhe për t'i mbledhur në një, bijtë e Perëndisë që ishin të shpërndarë.

53. Që nga ajo ditë, pra, ata vendosën ta vrasin.

54. Për këtë arsye Jezusi nuk ecte më haptazi midis judenjve, por u tërhoq në një krahinë afër shkretëtirës, në një qytet që quhej Efraim dhe aty rrinte me dishepujt e tij.

55. Dhe Pashka e judenjve ishte afër dhe shumë veta nga ajo krahinë u ngjitën në Jeruzalem përpara Pashkës për t'u pastruar.

56. E kërkonin, pra, Jezusin dhe, duke qëndruar në tempull, thoshin në mes tyre: ''Si ju duket juve? A do të vijë ai për festë?''.

57. Krerët e priftërinjve dhe farisenjtë kishin dhënë urdhër që, po ta dinte ndokush se ku ishte ai, të sinjalizonte që ta kapnin.

Lexoni kapitullin e plotë Gjoni 11