Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Gjoni 11:43-53 Bibla Shqip (ALBB)

43. Dhe, mbasi tha këto, thirri me zë të lartë: ''Llazar, eja jashtë!''.

44. Atëherë i vdekuri doli, me duart e këmbët të lidhura me rripa pëlhure dhe me fytyrën të mbështjellë në një rizë. Jezusi u tha atyre: ''Zgjidheni dhe lëreni të shkojë!''.

45. Atëherë shumë nga judenjtë, që kishin ardhur te Maria dhe kishin parë gjithçka kishte bërë Jezusi, besuan në të.

46. Por disa nga ata shkuan te farisenjtë dhe u treguan atyre ç'kishte bërë Jezusi.

47. Atëherë krerët e priftërinjve dhe farisenjtë mblodhën sinedrin dhe thanë: ''Ç'të bëjmë? Ky njeri po bën shumë shenja.

48. Po ta lëmë të vazhdojë kështu, të gjithë do të besojnë në të, do të vijnë Romakët dhe do të shkatërrojnë vendin dhe kombin tonë''.

49. Por një nga ata, Kaiafa, që ishte kryeprifti i atij viti, u tha atyre: ''Ju nuk kuptoni asgjë;

50. dhe as nuk e konceptoni se është e leverdishme për ne që të vdesë vetëm një njeri për popullin, dhe të mos humbasë gjithë kombi''.

51. Por këtë ai nuk e tha nga vetja; por, duke qenë kryeprift i atij viti, profetizoi se Jezusi duhej të vdiste për kombin,

52. dhe jo vetëm për kombin, por edhe për t'i mbledhur në një, bijtë e Perëndisë që ishin të shpërndarë.

53. Që nga ajo ditë, pra, ata vendosën ta vrasin.

Lexoni kapitullin e plotë Gjoni 11