Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Gjoni 11:36-47 Bibla Shqip (ALBB)

36. Atëherë judenjtë thanë: ''Shih, sa e donte!''.

37. Por disa nga ata thanë: ''Ky, që i hapi sytë të verbrit, s'mund të bënte që ky të mos vdiste?".

38. Prandaj Jezusi, përsëri i tronditur përbrenda, erdhi te varri; por ky ishte një guvë dhe kishte përpara një gur.

39. Jezusi tha: ''Hiqni gurin!''. Marta, motra e të vdekurit, i tha: ''Zot, ai tashmë qelbet, sepse ka vdekur prej katër ditësh''.

40. Jezusi i tha: ''A nuk të thashë se po të besosh, do të shohësh lavdinë e Perëndisë?''.

41. Atëherë ata e hoqën gurin prej vendit ku ishte shtrirë i vdekuri. Dhe Jezusi i ngriti sytë lart dhe tha: ''O Atë, të falënderoj që më ke dëgjuar.

42. Unë e dija mirë se ti gjithnjë më dëgjon, por i kam thënë këto për turmën që është përreth, që të besojnë se ti më ke dërguar''.

43. Dhe, mbasi tha këto, thirri me zë të lartë: ''Llazar, eja jashtë!''.

44. Atëherë i vdekuri doli, me duart e këmbët të lidhura me rripa pëlhure dhe me fytyrën të mbështjellë në një rizë. Jezusi u tha atyre: ''Zgjidheni dhe lëreni të shkojë!''.

45. Atëherë shumë nga judenjtë, që kishin ardhur te Maria dhe kishin parë gjithçka kishte bërë Jezusi, besuan në të.

46. Por disa nga ata shkuan te farisenjtë dhe u treguan atyre ç'kishte bërë Jezusi.

47. Atëherë krerët e priftërinjve dhe farisenjtë mblodhën sinedrin dhe thanë: ''Ç'të bëjmë? Ky njeri po bën shumë shenja.

Lexoni kapitullin e plotë Gjoni 11