Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Gjoni 11:28-36 Bibla Shqip (ALBB)

28. Dhe, si tha kështu, shkoi të thërrasë fshehtas Marinë, motrën e saj, duke thënë: ''Mësuesi është këtu dhe po të thërret''.

29. Posa e dëgjoi, ajo u çua me nxitim dhe erdhi tek ai.

30. Por Jezusi ende nuk kishte arritur në fshat, por ndodhej në vendin ku Marta e kishte takuar.

31. Prandaj judenjtë që ishin me të në shtëpi për ta ngushëlluar, kur panë se Maria u çua me nxitim dhe doli, e ndoqën, duke thënë: ''Ajo po shkon te varri për të qarë aty''.

32. Sapo Maria arriti te vendi ku ndodhej Jezusi dhe e pa atë, i ra ndër këmbë duke i thënë: ''Zot, po të ishe ti këtu, im vëlla nuk do të kishte vdekur''.

33. Atëherë Jezusi, kur pa se ajo dhe judenjtë që kishin ardhur me të po qanin, u psherëtiu në frymë dhe u trondit,

34. dhe tha: ''Ku e keni vënë?''. Ata i thanë: ''Zot, eja e shih!''.

35. Jezusi qau.

36. Atëherë judenjtë thanë: ''Shih, sa e donte!''.

Lexoni kapitullin e plotë Gjoni 11