Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Galatasve 5:20-26 Bibla Shqip (ALBB)

20. idhujtaria, magjia, armiqësimi, grindjet, xhelozitë, mëritë, zënkat, përçarjet, tarafet,

21. smira, vrasjet, të dehurit, grykësia dhe gjëra të ngjashme me këto, për të cilat po ju paralajmëroj, si kurse ju thashë edhe më parë, se ata që i bëjnë këto gjëra nuk do të trashëgojnë mbretërinë e Perëndisë.

22. Por fryti i Frymës është: dashuria, gëzimi, paqja, durimi, mirëdashja, mirësia, besimi, zemërbutësia, vetëkontrolli.

23. Kundër këtyre gjërave nuk ka ligj.

24. Edhe ata që janë të Krishtit e kanë kryqëzuar mishin bashkë me pasionet dhe lakmitë të tij.

25. Në qoftë se rrojmë në Frymë, në Frymë edhe duhet të ecim.

26. Le të mos jemi mburravecë, duke provokuar dhe duke pasur smirë njëri-tjetrin.

Lexoni kapitullin e plotë Galatasve 5