Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Galatasve 5:1-10 Bibla Shqip (ALBB)

1. Qëndroni, pra, të patundur në lirinë, me të cilën Krishti na liroi, dhe mos hyni përsëri nën zgjedhën e skllavërisë.

2. Ja, unë, Pali, po ju them se, në qoftë se rrethpriteni, Krishti nuk do t'ju bëjë dobi aspak.

3. Edhe i dëshmoj përsëri çdo njeriu që rrethpritet, se ai është i detyruar të zbatojë mbarë ligjin.

4. Ju që kërkoni të shfajësoheni me anë të ligjit, jeni ndarë nga Krishti; ratë poshtë nga hiri.

5. Ne në fakt në Frymë, nëpërmjet besimit presim shpresën e drejtësisë,

6. sepse në Jezu Krishtin, as rrethprerja, as parrethprerja s'kanë ndonjë vlerë, por besimi që vepron me anë dashurie.

7. Ju vraponit bukur; kush ju ka penguar që të mos i bindeni së vërtetës?

8. Kjo bindje nuk vjen nga ai që ju thërret.

9. Pak maja e bën të vijë gjithë brumin.

10. Kam besim te Perëndia për ju, se nuk do të mendoni ndryshe; por ai që ju turbullon juve, kushdo qoftë, do të marrë dënimin.

Lexoni kapitullin e plotë Galatasve 5