Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Galatasve 2:9-15 Bibla Shqip (ALBB)

9. duke njohur hirin që m’u dha, Jakobi, Kefa dhe Gjoni, të cilët i konsideronin shtylla, më dhanë mua dhe Barnabas të djathtat e tyre si shenjë shoqërie, që të shkonim ne ndër johebrenjtë dhe ata ndër të rrethprerë.

10. Vetëm na porositën që të kujtoheshim për të varfrit, pikërisht atë që edhe unë e kisha ndërmend ta bëja.

11. Por kur erdhi Pjetri në Antioki, unë e kundërshtova në sy, sepse ishte për t’u qortuar.

12. Në fakt, para se të vinin disa njerëz nga ana e Jakobit, ai hante me johebrenjtë; po, kur erdhën ata, ai u tërhoq dhe u nda, duke druajtur ata të rrethprerjes.

13. Edhe judenj të tjerë shtireshin bashkë me të, aq sa edhe Barnaba u tërhoq nga hipokrizia e tyre.

14. Po kur unë pashë se ata nuk ecnin drejt sipas së vërtetës së ungjillit, i thashë Pjetrit përpara të gjithëve: ''Në qoftë se ti, që je jude, rron porsi johebrenjtë dhe jo si judenjtë, pse i detyron johebrenjtë të rrojnë si judenj?''.

15. Ne, që jemi judenj nga lindja dhe jo mëkatarë në mes johebrenjsh,

Lexoni kapitullin e plotë Galatasve 2