Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Galatasve 1:15-24 Bibla Shqip (ALBB)

15. Po, kur i pëlqeu Perëndisë, që më kishte ndarë që nga barku i nënës dhe më thirri me anë të hirit të tij,

16. që të zbulojë në mua Birin e tij, që unë t’ua shpall midis paganëve, unë nuk mora menjëherë këshillë nga mishi dhe gjaku,

17. as nuk u ngjita në Jeruzalem tek ata që ishin apostuj përpara meje, por shkova në Arabi dhe u ktheva përsëri në Damask.

18. Pastaj, pas tre vjetësh, u ngjita në Jeruzalem për të takuar Pjetrin dhe ndenja me të pesëmbëdhjetë ditë.

19. Dhe nuk pashë asnjë nga apostujt e tjerë, përveç Jakobit, vëllait të Zotit.

20. Dhe në këto që po ju shkruaj, ja, përpara Perëndisë, nuk gënjej.

21. Pastaj shkova në krahinat e Sirisë dhe të Kilikisë.

22. Por unë personalisht isha i panjohur nga kishat e Judesë, që janë në Krisht,

23. po ato kishin dëgjuar vetëm: “Ai që na persekutonte më përpara, tani po shpall atë besim që ai shkatërronte”

24. dhe përlëvdonin Perëndinë për shkakun tim.

Lexoni kapitullin e plotë Galatasve 1