Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Galatasve 1:1-9 Bibla Shqip (ALBB)

1. Pali, apostull (jo nga njerëzit, as me anë të njeriut, por nëpërmjet Jezu Krishtit dhe Perëndisë Atit, që e ringjalli prej së vdekurish),

2. dhe gjithë vëllezërit që janë me mua, kishave të Galatisë:

3. Paçi hir e paqe nga Perëndia Ati dhe nga Zoti ynë Jezu Krishti,

4. që e dha veten e tij për mëkatet tona, për të na shpëtuar nga kjo kohë e mbrapshtë, sipas vullnetit të Perëndisë, Atit tonë,

5. i cili pastë lavdi në shekuj të shekujve. Amen.

6. Çuditëm që kaluat kaq shpejt nga ai që ju thirri ju me anë të hirit të Krishtit, në një ungjill tjetër,

7. i cili nuk është tjetër; por ka disa njerëz që ju turbullojnë dhe që duan ta shtrembërojnë ungjillin e Krishtit.

8. Por, edhe sikur ne ose një engjëll i qiellit t'ju predikonte një ungjill të ndryshëm nga ai që ju kemi predikuar, qoftë i mallkuar.

9. Ashtu si e thamë më përpara, po e them përsëri: Në qoftë se dikush ju predikon një ungjill tjetër nga ai që keni marrë, qoftë i mallkuar.

Lexoni kapitullin e plotë Galatasve 1