Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Filipianëve 3:15-21 Bibla Shqip (ALBB)

15. Pra, të gjithë ne që jemi të përsosur, le të kemi këto mendime; dhe në qoftë se ju mendoni ndryshe për ndonjë gjë, Perëndia do t'jua zbulojë edhe këtë.

16. Por në pikën ku kemi arritur, le të ecim sipas së njëjtës rregull me të njëjtën mendje.

17. Bëhuni imituesit e mi, vëllezër, dhe vëreni ata që ecin kështu, sipas shembullit që keni në ne.

18. Sepse shumë nga ata, për të cilët ju kam folur shpesh, edhe tani po jua them duke qarë, ecin si armiq të kryqit të Krishtit,

19. dhe fundi i tyre është humbje, perëndia i tyre është barku dhe lavdia e tyre është në turp të tyre; ata mendojnë vetëm për gjërat tokësorë.

20. Sepse qytetaria jonë është në qiejt, prej nga edhe presim Shpëtimtarin, Zotin Jezu Krisht,

21. i cili do ta transformojë trupin tonë të përuljes, që të bëhet i ngjashëm me trupin e tij të lavdishëm, sipas fuqisë së tij që t'i nënshtrojë ndaj vetes të gjitha gjërat.

Lexoni kapitullin e plotë Filipianëve 3