Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Filipianëve 2:17-26 Bibla Shqip (ALBB)

17. Por, edhe sikur unë të jem derdhur si flijim dhe shërbesë të besimit tuaj, gëzohem dhe ngazëlloj me ju të gjithë.

18. Po ashtu edhe ju gëzohuni dhe ngazëllohuni me mua.

19. Por shpresoj, në Zotin Jezus, t'ju dërgoj së shpejti Timoteun, që edhe unë duke njohur kushtet tuaja të inkurajohem,

20. sepse nuk kam asnjë në një mendje me mua, që të kujdeset sinqerisht për gjërat tuaja.

21. Sepse në fakt të gjithë kërkojnë interesin e vet dhe jo gjërat e Jezu Krishtit.

22. Por ju e njihni provën e tij se si shërbeu bashkë me mua për ungjillin, si një bir i shërben të atit.

23. Shpresoj, pra, t'jua dërgoj atë menjëherë, posa të marr vesh si do të venë punët e mia.

24. Dhe kam besim te Zoti që edhe unë vetë do të vij së shpejti.

25. Por m'u duk e nevojshme t'ju dërgoj Epafroditin, vëllanë tim dhe bashkëpunëtorin e bashkëluftëtarin tim, që ma patët dërguar si shërbenjës në nevojat e mia,

26. sepse kishte shumë mall për ju të gjithë dhe ishte shumë i vrarë sepse kishit dëgjuar se ishte i sëmurë.

Lexoni kapitullin e plotë Filipianëve 2