Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Filipianëve 1:21-30 Bibla Shqip (ALBB)

21. Sepse për mua të jetuarit është Krishti dhe të vdekurit fitim.

22. Por nuk e di se jeta në mish të jetë për mua një punë e frytshme, as mund të them çfarë duhej të zgjedh,

23. sepse unë jam i shtrënguar nga dy anë, sepse kam dëshirë të iki nga kjo çadër dhe të jem bashkë me Krishtin, gjëja më e mirë,

24. por të qëndruarit në mish është më i nevojshëm për ju.

25. Këtë e di me siguri, që do të rri dhe qëndroj me ju të gjithë për përparimin tuaj dhe për gëzimin e besimit tuaj.

26. që mburrja tuaj për mua të teprojë në Jezu Krishtin, për praninë time sërish midis jush.

27. Ju veç, silluni në mënyrë të denjë në ungjillin e Krishtit, që, kur të vij e t'ju shoh, ose nga larg kur s'jam aty, të dëgjoj për ju se qëndroni fort në një frymë të përbashkët, duke luftuar bashkë me një shpirt për besimin e ungjillit,

28. duke mos u lënë të trembeni në asnjë gjë nga kundërshtarët; kjo është për ta një provë humbjeje, kurse për ju shpëtimi, edhe kjo nga ana e Perëndisë.

29. Sepse juve ju është dhënë hiri për hir të Krishtit, jo vetëm që të besoni në të, por edhe të vuani për të,

30. duke patur të njëjtën beteje që e patë në mua, dhe tani po dëgjoni që është në mua.

Lexoni kapitullin e plotë Filipianëve 1