Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Filemonit 1:4-15 Bibla Shqip (ALBB)

4. E falënderoj Perëndinë tim, duke të kujtuar gjithnjë në lutjet e mia,

5. sepse po dëgjoj për dashurinë tënde dhe për besimin që ke ndaj Zotit Jezu Krisht dhe ndaj gjithë shenjtorëve,

6. që bashkësia e besimit tënd të bëhet e frytshme nëpërmjet njohjes së çdo të mire që është në ju për shkak të Jezu Krishtit.

7. Sepse ne patëm gëzim të madh dhe përdëllim nga dashuria jote, sepse me anën tënde, o vëlla, zemrat e shenjtorëve u përtërinë.

8. Prandaj, edhe pse kam liri të plotë në Krishtin të të urdhëroj atë që duhet të bësh,

9. më shumë më pëlqen të të lutem për dashurinë, kështu siç jam unë, Pali, plak dhe tashti edhe i burgosur i Jezu Krishtit;

10. të lutem për birin tim, Onesimin, që më lindi në prangat e mia,

11. i cili dikur s'kishte fare vlerë për ty, por që tani është shumë i vlefshëm për ty e për mua,

12. të cilin ta dërgova përsëri; dhe ti prite atë, zemrën time.

13. Do të desha ta mbaja pranë vetes që të më shërbente në vendin tënd në prangat për shkak të ungjillit;

14. por nuk desha të bëja asgjë pa mendjen tënde që e mira të cilën do të bësh të mos jetë nga detyrimi, por me dashje.

15. Sepse ndoshta për këtë arsye qe ndarë prej teje për pak kohë, që ta kesh atë përgjithmonë,

Lexoni kapitullin e plotë Filemonit 1