Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Efesianëve 6:1-12 Bibla Shqip (ALBB)

1. Fëmijë, binduni prindërve tuaj në Zotin, sepse kjo është e drejtë.

2. ''Ndero babanë tënd dhe nënën tënde'' ky është urdhërimi i parë me premtim,''

3. që ti të jesh mirë dhe të jetosh gjatë mbi dhe''.

4. Dhe ju, etër, mos provokoni për zemërim fëmijët tuaj, por i edukoni në disiplinë dhe në këshillë të Zotit.

5. Ju, shërbëtorë, bindjuni zotërinjve tuaj sipas mishit me druajtje dhe dridhje, në thjeshtësinë e zemrës suaj, porsi Krishtit,

6. duke mos shërbyer për sy e faqe, si ata që duan t'u pëlqejnë njerëzve, por si shërbëtorë të Krishtit, duke bërë vullnetin e Perëndisë me zemër,

7. duke shërbyer me dashuri si për Krishtin dhe jo si për njerëzit,

8. duke ditur se gjithsecili, qoftë skllav apo i lirë, po të bëjë të mirën, do të marrë shpërblimin nga Zoti.

9. Dhe ju, zotërinj, bëni po kështu ndaj tyre, duke i lënë kërcënimet, duke ditur që i tyre dhe juaji Zot është në qiell dhe se tek ai nuk ka asnjë anësi.

10. Për çfarë mbetet, vëllezërit e mi, forcohuni në Zotin dhe në forcën e fuqisë së tij.

11. Vishni gjithë armatimin e Perëndisë që të mund të qëndroni kundër kurtheve të djallit,

12. sepse beteja jonë nuk është kundër gjakut dhe mishit, por kundër principatave, kundër pushteteve, kundër sunduesve të botës së errësirës të kësaj epoke, kundër frymërave të mbrapshta në vendet qiellore.

Lexoni kapitullin e plotë Efesianëve 6