Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Efesianëve 5:7-25 Bibla Shqip (ALBB)

7. Mos jini, pra, shokë me ta.

8. Sepse dikur ishit errësirë, por tani jeni dritë në Zotin; ecni, pra, si bij të dritës,

9. sepse fryti i Frymës konsiston në gjithçka që është mirësi, drejtësi dhe të vërtetë,

10. duke provuar çfarë është e pranueshme për Perëndinë.

11. Dhe mos merrni pjesë në punët e pafrytshme të errësirës, por më tepër t'i qortoni,

12. sepse ato që bëjnë ata në fshehtësi, është turp edhe të thuhen.

13. Kurse të gjitha gjërat, kur dalin në dritë, bëhen të dukshme, sepse çdo gjë që shfaqet është dritë.

14. Prandaj Shkrimi thotë: ''Zgjohu, ti që fle, dhe ringjallu prej së vdekurish, dhe Krishti do të shndrisë mbi ty''.

15. Kujdesuni, pra, që të ecni me kujdes dhe jo si të marrët, por si të mençurit,

16. duke e shfrytëzuar kohën, sepse ditët janë të mbrapshta.

17. Prandaj mos u bëni të pakujdesshëm, por kuptoni cili është vullneti i Zotit.

18. Dhe mos u dehni me verë, në të cilën ka shthurje, por mbushuni me Frymë,

19. duke i folur njëri-tjetrit me psalme, himne dhe këngë frymërore, duke kënduar dhe duke lavdëruar Zotin me zemrën tuaj,

20. duke e falënderuar vazhdimisht për çdo gjë Perëndinë dhe Atin, në emër të Zotit tonë Jezu Krisht;

21. nënshtrohuni njëri-tjetrit në druajtjen e Krishtit!

22. Ju, gratë, nënshtrohuni burrave tuaj porsi Zotit,

23. sepse burri është kreu i gruas, sikurse edhe Krishti është kreu i kishës, dhe ai vetë është Shpëtimtari i trupit.

24. Ashtu si kisha i është nënshtruar Krishtit, kështu gratë duhet t'i nënshtrohen burrave të tyre në çdo gjë.

25. Ju, burra, t'i doni gratë tuaja, sikurse edhe Krishti ka dashur kishën dhe e ka dhënë veten e vet për të,

Lexoni kapitullin e plotë Efesianëve 5