3. Por, ashtu si u ka hije shenjtorëve, as kurvëria, as ndonjë papastërti, as kurnacëri të mos zihet në gojë midis jush;
4. as pandershmëri, as të folur pa mend e të përqeshur, të cilat nuk kanë hije, por më tepër të ketë falënderime.
5. Të dini në fakt këtë: asnjë kurvar, ose i ndyrë ose kurnac, i cili është idhujtar, nuk ka ndonjë trashëgim në mbretërinë e Krishtit dhe të Perëndisë.
6. Askush të mos ju gënjejë me fjalë të kota, sepse, për shkak të këtyre gjërave, vjen zemërimi i Perëndisë mbi bijtë e mosbindjes.
7. Mos jini, pra, shokë me ta.
8. Sepse dikur ishit errësirë, por tani jeni dritë në Zotin; ecni, pra, si bij të dritës,
9. sepse fryti i Frymës konsiston në gjithçka që është mirësi, drejtësi dhe të vërtetë,
10. duke provuar çfarë është e pranueshme për Perëndinë.
11. Dhe mos merrni pjesë në punët e pafrytshme të errësirës, por më tepër t'i qortoni,
12. sepse ato që bëjnë ata në fshehtësi, është turp edhe të thuhen.