Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Efesianëve 5:18-28 Bibla Shqip (ALBB)

18. Dhe mos u dehni me verë, në të cilën ka shthurje, por mbushuni me Frymë,

19. duke i folur njëri-tjetrit me psalme, himne dhe këngë frymërore, duke kënduar dhe duke lavdëruar Zotin me zemrën tuaj,

20. duke e falënderuar vazhdimisht për çdo gjë Perëndinë dhe Atin, në emër të Zotit tonë Jezu Krisht;

21. nënshtrohuni njëri-tjetrit në druajtjen e Krishtit!

22. Ju, gratë, nënshtrohuni burrave tuaj porsi Zotit,

23. sepse burri është kreu i gruas, sikurse edhe Krishti është kreu i kishës, dhe ai vetë është Shpëtimtari i trupit.

24. Ashtu si kisha i është nënshtruar Krishtit, kështu gratë duhet t'i nënshtrohen burrave të tyre në çdo gjë.

25. Ju, burra, t'i doni gratë tuaja, sikurse edhe Krishti ka dashur kishën dhe e ka dhënë veten e vet për të,

26. që ta shenjtërojë, pasi e pastroi me larjen e ujit me anë të fjalës,

27. që ta nxjerrë atë përpara vetes të lavdishme, pa njolla a rrudha a ndonjë gjë të tillë, por që të jetë e shenjtë dhe e paqortueshme.

28. Kështu burrat duhet t'i duan gratë e veta porsi trupat e tyre; kush do gruan e vet do vetveten.

Lexoni kapitullin e plotë Efesianëve 5