Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Efesianëve 4:3-19 Bibla Shqip (ALBB)

3. duke u përpjekur të ruani unitetin e Frymës në lidhjen e paqes.

4. Është një trup i vetëm dhe një Frym i vetëm, sikurse ju u thirrët në shpresën e vetme të thirrjes suaj.

5. Është një Zot i vetëm, një besim i vetëm, një pagëzim i vetëm,

6. një Perëndi i vetëm dhe Atë i të gjithëve, që është përmbi të gjithë, në mes të të gjithëve dhe në ju të gjithë.

7. Po secilit nga ne iu dha hiri sipas masës së dhuntisë së Krishtit.

8. Për ç'ka Shkrimi thotë: ''Kur ai u ngjit lart, ai e burgosi burgosjen dhe u dha dhurata njerëzve''.

9. Tani kjo: ''Ai u ngjit'', ç'do të thotë tjetër përveçse ai më parë edhe kishte zbritur në pjesët më të ulëta të dheut?

10. Ai që zbriti është po ai që edhe u ngjit përmbi të gjithë qiejt, për të përmbushur të gjitha gjërat.

11. Dhe ai vetë i dha disa si apostuj, të tjerë si profetë, të tjerë si ungjilltarë dhe të tjerë si barinj e mësues,

12. për përsosjen e shenjtorëve, për veprën e shërbimit dhe për ndërtimin e trupit të Krishtit,

13. derisa të arrijmë të gjithë te uniteti i besimit dhe të njohjes së Birit të Perëndisë, te një njeri i përsosur, në masën e shtatit të plotësisë së Krishtit,

14. që të mos jemi më foshnja, të lëkundur dhe të transportuar nga çdo erë e doktrinës, nga mashtrimi i njerëzve, nga dinakëria e tyre nëpërmjet gënjeshtrave të gabimit,

15. por, duke thënë të vërtetën me dashuri, të rritemi në çdo gjë drejt atij që është kreu, Krishti.

16. Prej të cilit gjithë trupi, i lidhur mirë dhe i bashkuar, me anë të kontributit që jep çdo gjymtyrë dhe sipas forcës së çdo pjese të veçantë, shkakton rritjen e trupit, për ndërtimin e vetes së tij në dashuri.

17. Këtë, pra, po dëshmoj në Zotin: të mos ecni më si po ecin ende johebrenjtë e tjerë, në kotësinë e mendjes së tyre,

18. të errësuar në mendje, të shkëputur nga jeta e Perëndisë, për shkak të padijes që është në ta dhe ngurtësimit të zemrës së tyre.

19. Ata, duke u bërë të pandjeshëm, e dhanë veten në shthurje, duke kryer çdo papastërti me lakmi të pangopur.

Lexoni kapitullin e plotë Efesianëve 4