Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Efesianëve 4:16-22 Bibla Shqip (ALBB)

16. Prej të cilit gjithë trupi, i lidhur mirë dhe i bashkuar, me anë të kontributit që jep çdo gjymtyrë dhe sipas forcës së çdo pjese të veçantë, shkakton rritjen e trupit, për ndërtimin e vetes së tij në dashuri.

17. Këtë, pra, po dëshmoj në Zotin: të mos ecni më si po ecin ende johebrenjtë e tjerë, në kotësinë e mendjes së tyre,

18. të errësuar në mendje, të shkëputur nga jeta e Perëndisë, për shkak të padijes që është në ta dhe ngurtësimit të zemrës së tyre.

19. Ata, duke u bërë të pandjeshëm, e dhanë veten në shthurje, duke kryer çdo papastërti me lakmi të pangopur.

20. Por ju nuk e keni njohur kështu Krishtin,

21. në qoftë se e keni dëgjuar atë dhe keni qenë të mësuar në të sipas së vërtetës që është në Jezusin,

22. që të zhvisheni, për sa i takon sjelljes së mëparshme, nga njeriu i vjetër që korruptohet me anë të lakmive të gënjeshtrës,

Lexoni kapitullin e plotë Efesianëve 4