Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Efesianëve 3:7-13 Bibla Shqip (ALBB)

7. shërbenjës i të cilit u bëra, sipas dhuntisë së hirit të Perëndisë që m'u dha në sajë të fuqisë së tij.

8. Mua, më të voglit nga të gjithë shenjtorët, m'u dha ky hir për të shpallur midis johebrenjve pasuritë e papërshkrueshme të Krishtit,

9. dhe për t'u manifestuar të gjithëve pjesëmarrjen e misterit, i cili nga epokat më të lashta qe fshehur në Perëndinë, i cili krijoi të gjitha gjërat nëpërmjet Jezu Krishtit;

10. që nëpërmjet kishës, në kohën e tashme u manifestohej principatave dhe pushteteve, në vendet qiellore, dituria e shumëllojshme e Perëndisë,

11. sipas qëllimit të përjetshëm që ai kreu në Krishtin Jezus, Zotin tonë,

12. në të cilin kemi lirinë dhe hyrjen te Perëndia në mirëbesimin nëpërmjet besimit në të.

13. Për këtë arsye ju lutem që të mos dekurajoheni për shkak të mundimeve të mia që vuaj për ju, e cila është lavdia juaj.

Lexoni kapitullin e plotë Efesianëve 3