Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

2 Timoteut 3:1-10 Bibla Shqip (ALBB)

1. Dhe dije këtë: në ditët e fundit do të vijnë kohë të vështira,

2. sepse njerëzit do të jenë egoistë, lakmues parash, mburravecë, krenarë, blasfemues, të pabindur ndaj prindërve, mosmirënjohës, të paudhë,

3. pa dashuri të natyrshme, të papajtueshëm, shpifës, të papërmbajtur, mizorë, që s'e duan të mirën,

4. tradhtarë, kokëshkretë, fodullë, dëfrimdashës më fort se perëndidashës,

5. të perëndishëm në dukje, por mohues të fuqisë së saj; edhe nga këta largohu.

6. Sepse prej këtyre janë ata që futen nëpër shtëpi dhe i bëjnë për vete femrat e ngarkuara me mëkate, të sunduara nga pasione të ndryshme,

7. të cilat mësojnë gjithnjë dhe kurrë nuk mund të arrijnë në njohjen e plotë të së vërtetës.

8. Dhe sikurse Janesi dhe Jambresi i kundërshtuan Moisiut, po kështu edhe këta i kundërvihen së vërtetës; janë njerëz mendjeprishur, të neveritshëm në çështjen e besimit.

9. Por këta nuk do të shkojnë shumë përpara, sepse marrëzia e tyre do të dalë në shesh për të gjithë, ashtu sikurse u ngjau edhe atyre.

10. Dhe ti ndoqe nga afër mësimin tim, sjelljen, këshillat, besimin, durimin, dashurinë, ngulmin,

Lexoni kapitullin e plotë 2 Timoteut 3