Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

2 Timoteut 1:1-8 Bibla Shqip (ALBB)

1. Pali, apostulli i Jezu Krishtit nëpërmjet vullnetit të Perëndisë, sipas premtimit të jetës që është në Krishtin Jezus,

2. Timoteut, birit të dashur: hir, mëshirë dhe paqe prej Perëndisë Atit, dhe prej Krishtit Jezus, Zotit tonë.

3. E falënderoj Perëndinë, të cilit i shërbej sikurse edhe të parët e mi me ndërgjegje të pastër, se pa pushim të kujtoj në lutjet e mia, ditë e natë;

4. dhe, kur kujtoj lotët e tu, kam shumë mall të të shoh që të mbushem me gëzim,

5. sepse kujtoj besimin e sinqertë që është në ty, i cili më parë ishte te gjyshja jote Loide dhe te nëna jote Eunike, dhe jam i bindur se është edhe te ti.

6. Për këtë arsye po të kujtoj ta zgjosh dhuntinë e Perëndisë që është në ty me anë të vënies së duarve të mia.

7. Sepse Perëndia nuk na ka dhënë frymë frike, por force, dashurie dhe urtësie.

8. Mos ki turp, pra, të dëshmosh Zotin tonë, as mua, të burgosurin e tij, por hiq keq bashkë me mua për ungjillin, sipas fuqisë së Perëndisë,

Lexoni kapitullin e plotë 2 Timoteut 1