Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

2 Thesalonikasve 3:9-18 Bibla Shqip (ALBB)

9. Jo se ne nuk e kemi këtë të drejtë, po për t'ju dhënë ne vetë një shembull që ju të na imitonit.

10. Në fakt, edhe kur ishim në mes tuaj, ju porosisnim këtë: se po qe se ndonjë nuk do të punojë, as të mos hajë.

11. Në fakt dëgjojmë se disa prej jush që ecin në mënyrë të çrregullt, nuk bëjnë asgjë dhe merren me gjëra të kota.

12. Këta i porosisim dhe i bëjmë thirrje në Zotin tonë Jezu Krisht, që të hanë bukën e tyre duke punuar shtruar.

13. Dhe sa për ju, o vëllezër, mos u lodhni së bëri të mirën.

14. Dhe në qoftë se dikush nuk i bindet fjalës sonë në këtë letër, shënojeni atë dhe mos u shoqëroni me të, që ai të turpërohet.

15. Por mos e mbani atë si një armik, po këshillojeni si vëlla.

16. Dhe vetë Zoti i paqes ju dhëntë vazhdimisht paqe në çdo mënyrë. Zoti qoftë me ju të gjithë.

17. Të falat me shëndet janë nga dora ime, nga mua, Pali; dhe kjo është një shenjë në çdo letër prej meje; unë shkruaj kështu.

18. Hiri i Zotit tonë Jezu Krisht qoftë me ju të gjithë. Amen.

Lexoni kapitullin e plotë 2 Thesalonikasve 3